Capital T është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe jo më kot çdo këngë e tij kthehet në hit.
Është e vështirë të gjejmë një këngë të Kapos që nuk pëlqehet nga publiku, por kur këta të fundit kanë dyshime, flasin gjithmonë.
E themi këtë për të rikujtuar kohën kur kënga “Ulu” e Capital T dhe 2PO2 u akuzua se është kopjuar nga “Bad and Boujee” e Migos dhe Lil Uzi Vert.
Kjo u mohua kategorikisht nga Capital T dhe 2Po2, por së fundmi reperi shqiptar është shfaqur pranë reperit të famshëm amerikan Lil Uzi Vert.