E bën Kosovari, 50 Dj për ditëlindje!

20:16 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

Shpesh kemi dëgjuar për ditëlindje të mëdha ku në ato ahengje performojnë shume artistë, si pesë, apo dhjetë. Por nuk kemi dëgjuar që në ditëlindje të performojnë plotë 50 artistë. Kjo do të ndodhë nga 1 Maji, madje në ditëlindje të një shqiptari.

Regjisori kosovar i cili jeton në Islande, Jasmin Rexhepi, është duke lansuar festivalin e tij të muzikës, ‘M For Mayhem’, në Reykjavik, i cili do të zgjatë plot një javë.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, ndërsa besohet se Rexhepi ka lansuar atë për 1 Maj, ditën e liedjes së tij, ai këtë e kishte konfirmuar edhe në Instagramin e tij (Great Jazzby). “Cfare ditëlindje to të kam”, kishte shkruar ai ditë më pare me një foto me emra të shumtë të Dj-ve.

Kosovari është pronar i disa bareve-pubeve në Reykjavik dhe është bashkëpronar dhe menaxher i klubit të vetëm në kryeqytetin Islandez, Paloma. Ai konsiderohet si njër njerëzit kryesore në Reykjavik sa i përket organizimeve të ndejave të mëdha dhe të çmendura.

Në klubin e tij kanë performuar disa ndër Dj-t më të mëdhenjtë në botë (të muzikës elektronike), si Nina Kraviz, ndërsa në festivalin dhe ditëlindjen e tij do të performojnë Dj si Marc Romboy, Gus Gus, Teenage Mutants, Cicicava, Animal Trainer, e shame të there.

Ai rreth dy muaj më parë kishte shikuar mundësinë e bashkëpunimit apo blerjes së një klubi në Kosovë, por besohet se ai ishte larguar I dëshpëruar nga trendi i muzikës në Kosove. “S’ka ktu bukë për mu”, u kishte thënë ai shokëve të ti

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400