E dashura e Mozzik, Loredana, të premten sjell “Syze dielli”

12:20 / E enjte, 14 Qershor 2018

Ka qenë i dashuri i saj, reperi Mozzik, i cili para tri ditësh ka paralajmëruar se Loredana Zefi do të publikojë një këngë së shpejti. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram

 “Tash o reni i grus po thojn. Me daten 15 bonuni gati”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ka shpërndarë.

Edhe vetë Loredana e ka publikuar një fotografi me të cilën e lajmëron këngën e saj të parë.

“Sonnenbrille” titullohet kënga, që në gjuhën shqipe do të thotë “Syze dielli”, dhe sipas titullit pritet që kënga të jetë në gjuhën gjermane,

Ndryshe, profili i Loredanës në Instagram është mjaft i ndjekur, ajo poston shumë video dhe fotografi të cilat pëlqehen shumë nga ndjekësit e saj.

Presim të shohim nëse edhe kënga e saj do të pëlqehet njejtë

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400