Eliza Dushku rrëfen ngacmimin seksual, reagon e ëma: Nuk isha trime për të!

20:06 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Gjatë ditës së sotme deklarata e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku se është abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare në setin e filmit “True Lies” ka shkaktuar një tjetër tërmet në industrinë e “Hollywood”.

Megjithatë në postimin e saj në rrjete sociale duket se komentuesit e adresojnë me tepër fajin tekl prindërit e Elizës të cilët e kanë mbajtur të fshehtë për kaq shumë vite këtë këtë ngjarje.

Pas shumë komenteve negative në adresë të tyre dhe të vetë Elizës, që sipas komente nuk ka thënë asnjë fjalë kundër përdhunuesit Joel Kramel, nëna e aktores, Judith Dushku ka reaguar duke shkruar një koment të gjatë:

“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo, nuk ishte për karrierën e saj që kisha frikë, pasi nuk kishte asnjë rëndësi për mua. Kisha frikë edhe unë nga Joel Kramel. Dhe u deshën shumë vite më vonë që unë të kuptojë plotësisht çfarë kishte ndodhur.

Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar për të rrëfyer të gjithë historinë dhe mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, që të mos e dija pasi Eliza e dinte sa frikë kisha unë nga meshkujt me influencë e të fuqishëm në sheshxhirim.

Humbja që ajo pati ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë dhe një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj këtë shumë vite më vonë. Shumë falënderime nënës tuaj për atë që bëri për ty. Do të doja të kisha qenë kaq trime,”-përfundon mamaja e aktores së njohur në adresë të një nga komentuesit e shumtë në statusit e Elizës.

Skandali seksual i zbuluar nga aktorja gjatë ditës së sotme i shtohet numrit të shumtë të rrëfimeve të artistëve të tjerë gjatë janë abuzuar seksualisht nga njerëz të fuqishëm të ekranit dhe industrisë artistike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400