Elvanës i vjen dhurata e papritur gjatë koncertit!

15:34 / E diell, 15 Korrik 2018

Miqtë e ngushtë, aq sa të ndihmojnë e të gjenden në ditë të vështira, aq edhe të prishin punë herë të tjera.

Nuk dihet nëse ky është rasti i parë apo i dytë, por shkaktari këtë herë për zbulimin e sekretit është pikërisht ai, miku i ngushtë i Elvana Gjatës, Valdrin Sahiti. Siç ka lajmëruar para pak ditësh, mbrëmja e sotme pranë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, i është dedikuar Elvanës dhe koncertit të saj recital. Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja ka postuar foto dhe video nga provat duke i lajmëruar fansat për atë që do të ndodhë sonte.

Por Valdrini, nga ana tjetër, ka postuar një video (të cilën më pas e ka fshirë), me një unazë diamanti. Nga sa shkruan stilisti i njohur, kuptohet që unaza ka lidhje me Elvanën, derisa etiketon edhe emrin e saj mbi video: “U gjet dita e duhur për këtë dhuratë…. 7 orë para koncertit…” Për marrëdhënien e saj personale, Elvana nuk ka folur kurrë në publik. E ftuar disa muaj më parë te “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se Zoti e ka bekuar me një fat të mirë, por pa e zgjatur më shumë dhe pa dhënë asnjë detaj për këtë. Unaza e kësaj mbrëmjeje mund të jetë një sinjal i bukur i një statusi të ri në jetën e Elvanës. Të paktën, kështu do na pëlqente ta interpretonim pas shenjave të Valdrinit. Sepse, për stilistin, e dimë që tashmë ka mbaruar punë me unazën për vete./Revista Class/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400