Enca nuk i ndal komentet me modelin portugez: Jam e lumtur që…

09:23 / E martë, 17 Prill 2018
Kishte paralajmëruar një këngë të re për disa muaj rresht.

Me të publikuar këngën “Dua”, të cilën e solli të vizuelizuar me videoklip, Enca është komentuar për javë të tëra.

Kjo ngase, në këtë videoklip këngëtarja erdhi më ndryshe prej herave të tjera, me skena të ‘nxehta’ erotike bashkë me modelin portugez, Pierluigi Fracassi, të cilin e kishte zgjedhur të jetë pjesë e klipit.

Edhe pas publikimit të klipit, Enca vazhdon të ketë kontakte me këtë model, përmes komenteve në rrjete sociale.

Në një video që kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë prapaskenat e klipit, të cilat i cilëson si të sikletshme për të, ajo pranoi edhe komentin e Pierluigit.

“Jam njëri nga ata që të falënderoj që ishit një artiste aq e bukur në set dhe më shumë mahnitëse, reale dhe person shumë i çmuar. Talenti juaj është i madh, por zemra edhe më e madhe.”, shkruan modeli.

Ndërsa, Enca shprehet e lumtur duke i shkruar: Jam vërtetë e lumtur që të njoh njerëz të mrekullueshëm siç jeni.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400