Era Istrefi niset në Rusi, e gatshme për të përformuar në finalen e Botërorit

15:26 / E enjte, 12 Korrik 2018

Këngëtarja Era Istrefi është nisur në Moskë të Rusisë për t’u bërë gati për përformancën e karrierës së saj në finalen e Botërorit.

Një nga këngëtarët më të suksesshme shqiptarë në botë, Era Istrefi, është e përzgjedhura për të kënduar në ngjarjen më të madhe sportive, finalen e kampionatit botëror, të dielën më 15 shtator, shkruan Gazeta Express.

Njoftimin se është nisur në Moskë, Era e ka bërë përmes një instastory. “Ndalesa e ardhshme, Moska”, ka shkruar ajo.

Era Istrefi do ta këndojë himnin e këtij  botëroti “Live it UP” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Në finale e Botërorit Rusia 2018 do të përballet Kroacia me Francën.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400