Era Rusi: “Nuk e di përse burrat tremben nga unë!”

22:05 / E diell, 17 Dhjetor 2017

E ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë ka qenë këngëtarja Era Rusi.

Prej javësh Erën po e shohim në spektaklin “C’est La Vie” në Tv Klan në çift me Ervin Bejlerin.

Por këtë herë në studion e “Thumb” Era nuk ka folur si gjithnjë për anën profesionale por ka zbuluar edhe pak nga jeta private. Këngëtarja ka preferuar të tregojë publikisht se aktualisht nuk është në një lidhje. Madje-madje duke marrë stimul edhe nga pyetja e Fatmës se mos ndoshta burrat kanë frikë prej saj, Era ka rrëfyer me shaka:

“Nuk e di përse burrat tremben nga mua! Kanë filluar njerëzit mendojnë se mos ngel në derë. Nuk ka asgjë që nuk shkon. Gjërat janë të shkruara lart. Kot që bëjmë lista me çfarë pëlqejmë tek meshkujt sepse në fund pëlqejmë njeriun që s’ka asgjë nga lista. Vlerësoj sinqeritetin, do më pëlqente biond me sybojëqielli, nuk do ishte keq se mendoj për fëmijën. Gjëja e fundit që do të doja do të ishte të martohesha me një muzikant apo artist.”

E pra çuna merrini parasysh fjalët e Erës, e do thjesht të sinqertë të dashurin e saj pastaj gjithë të tjerat rregullohen./Blitz.al/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400