Era vazhdon aventurën në Moskë, kalon ca çaste me reperin French Montana

22:47 / E hëne, 16 Korrik 2018
Këngëtarja Era Istrefi është duke vazhduar aventurën e saj në Moskë ku po kalon çaste të këndshme me disa prej reperëve më të njohur botëror.

Ndër ta edhe me French Montana-n me të cilin e ka edhe një duet, këngën ‘No i love yous’ e cila në kanalin zyrtar në Youtube gëzon plot 15 milionë klikime, shkruan lajmi.net

Ishte French Montana, reperi aktualisht më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë ai i cili e publikoi një foto me Erën në Instagram.

Imazhet e njëjta i ka ndarë edhe këngëtarja kosovare me ndjekësit e saj.

Ndryshe Era ishte zëri i botërorit bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ‘Live it up’ po vazhdon të dëgjohet kudo ani pse Botërori ka përfunduar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400