Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku të premten sjellin “Dajën”

12:35 / E enjte, 14 Qershor 2018

Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku vijnë me një bashkëpunim në muzikë.

Ata e kanë paralajmëruar këtë me anë të disa fotografive të cilat i kanë postuar në Instagram.

“Daja”, do të titullohet kënga e tyre, e cila pritet të jetë në zhanrin popullor, pasi këngëtarët shihen të veshur me veshje kombëtare,

Ermali kohëve të fundit ka sjellë shumë këngë me bashkëpunime, e fundit ishte ripërpunimi i këngës “Fshatarja ime”, e Sabri Fejzullahut, të cilën Ermali e këndoi me Ledrin. Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me Nora Istrefin, Samantën, grupin KAOS, si dhe shumë artistë të tjerë.
Po ashtu, këngëtari i hitit “Skifterja” të cilën e ka bërë duet me Klajdi Harunin, ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë si: Ylli Baka, Big Mama e të tjerë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400