Ermal Meta reagon pas vlerësimit që iu dha Eugent Bushpepës në Eurovision

12:15 / E hëne, 14 Maj 2018

Në festivalin e sivjetëm të këngës evropiane morën pjesë tre shqiptar Eugent Bushpepa, Ermal Meta, Eleni Foureira.

Të shtunën u mbajt finalja e “Eurovision 2018”, në Lisbonë të Portugalisë ku Shqipëria u rendit në vendin e 11-të, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kishte zënë një vend të tillë, këngëtari i njohur Eugent Bushpepa na bëri krenarë të gjithëve me zërin e mrekullueshëm të tij.

Në listën e shteteve që zhgënjyen në vlerësimin e pikëve nuk kishte si të mos mungonte Gjermania, Zvicra, Maqedonia poashtu edhe shteti fqinj Italia, ku dha 0 pikë për Eugentin.

E për këtë, kishte reaguar edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta i cili përfaqësonte italianët në Eurovision.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, pas suksesit të arritur në skenën ndërkombëtare, Meta dhe Bushpepa do të performojnë para publikut shqiptar në Tiranë, me datën 1 qershor.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400