Fahrush Azemi i këndon Kosovës në përvjetorin e Pavarësisë

23:13 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës, këngëtari i mirënjohur Fahrush Azemi në bashkëpunim me Shemsi Krasniqin e “Ilirëve” vjen me këngën me motive lirike “Të kam në zemër Kosovë”.

Këngëtari pranon se inspirimi për këtë këngë i erdhi nga një këngë e atdhetarit Jusuf Gërvalla, të cilën kishte postuar në facebook, me ç’rast kishte marrë shumë komente dhe kërkesa nga adhuruesit e tij, duke i kërkuar që ta realizojë një të tillë.

Azemi thekson se ftesa e tij për një projekt të tillë i mirëprit nga bashkëpunëtorët si Hysni Klinaku, Tomor Berisha, Shemsi Krasniqin e ‘Ilirëve’, aktori Ismet Azemin dhe regjisori Blerdi Malushi, të cilët mundësuan realizimin e saj muzikor dhe videklip.

Sipas këngëtarit, kënga bartë mesazh shprese për të rinjtë për të ecur përpara, pavarësisht se me çfarë ballafaqohen, duke synuar të paraqesim anën pozitive të vendit tonë.

Kënga “Të kam në zemër Kosovë” tashmë është publikuar në Youtube.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400