Filmi i Depp tërhiqet para publikimit

09:59 / E martë, 07 Gusht 2018

Trilleri i ardhshëm i Johnny Depp “City of Lies” është tërhequr nga data e publikimit.

Ky projekt ishte planifikuar të dalë në kinema më shtatë shtator, por ende asnjë datë publikimi nuk u bë e ditur.

Në këtë film, ku luajnë edhe Forest Whitaker, shihet vrasja e pa parë më herët e Notorious B.I.G një kohë të shkurtër pas vdekjes së Tupac Shakur.

Lajmi për vonesën e publikimit vjen disa javë pasi Johnny ishte akuzuar për ofendimin e menaxherit të likacionit në sheshxhirim. Për këtë ai ende nuk e ka dhënë asnjë deklaratë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400