Fjalët prekëse të Gold Ag për vdekjen e basketbollistit, Gazmend Sinani

12:02 / E shtunë, 23 Qershor 2018
Ngjarja që tronditi Kosovën mëngjesin e sotëm, ishte aksidenti i rëndë rrugor i një grupi të basketbollistëve të kombëtares së Kosovës, me ç’rast njëri prej tyre, Gazmend Sinani, humbi jetën.

Vdekja e parakohshme e Gazmendit, i ka pikëlluar të gjithë e posaqërisht ata që e njohën nga afër basketbollistin, shkruan lajmi net.

Është ky reperi, Gold Ag i cili përmes një postimi të publikuar në Instagram shpreh ngushëllime me këto fjalë prekëse.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem,gëzimi që patëm mbrëm me ketë lajm në mëngjes u kthye në lot.Allahu të shpërbleft me Xhenet e u takofshim në Xhenet o vlla Gazmend Sinani 💔”, ka shkruar ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400