Flet nëna e Era Istrefit pas performancës së saj në Finalen e Botërorit: Jam krenare

18:15 / E diell, 15 Korrik 2018

Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi. Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Ëill Smith e kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”. E rreth performancës së bukuroshes shqiptare ka folur për Expreess edhe nëna e Erës, Syzana.

Ajo për Express ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenare me vajzën e saj dhe performancën që ajo pati në finalen e Botërorit.

“Jam step. Nuk jam në gjendje me fol. Jam jashtëzakonisht e lumtur për të. Më ka bërë nënën më krenare në gjithë globin. Thjeshtë jam e pa fjalë, krenare për të”, i ka thënë Expressit, nëna e Erës.

Ajo tha se u dëgjua me vajzën e saj pas përfundimit të performancës. Tregon se çka i tha Era.

“Mami të dua”, më tha duke më treguar që është e lumtur, thotë Syzana.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400