Floriana Garo tregon për një mesazh interesant që kishte marrë në rrjetet sociale (Video)

23:46 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Në emisionin Opinion është diskutuar për një temë mjaft interesante. Bëhet fjalë për jetën e individëve në rrjetet sociale.

E ftuar në panelin e emisionit moderatorja Floriana Garo ka thënë se në Facebook është e rëndësishme të paraqesësh gjëra të vërteta dhe jo mashtrime.

“Ajo që duhet të tregojmë në rrjetet sociale duhet të jetë diçka e vërtetë, të mos jetë diçka false”, është shprehur Garo.

Floriana Garo në emisionin Opinion

Me tej, ajo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetet sociale, shkruan opinion.

“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, Facebookun kryesisht dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: ‘Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden”.

“Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400