Funerali i Dj-të suedez do të jetë privat

22:52 / E mërkure, 13 Qershor 2018
Ka më shumë se një muaj që DJ i njohur suedez ka ndërruar jetë.

Dj Suedez, Tim Bergling apo siç njihej Avicii ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale dhe hite të mëdha,

Vdekjen e tij e përjetuan rëndë miqtë dhe të afërmit ku së fundmi ka qenë familja e Avicii-it ajo që ka folur rreth planeve për funeralin e DJ-it të njohur.

“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga familja, shkruan variety transmeton lajmi net.

Ata kanë kërkuar që mediat të respektojnë këtë dëshirë të tyre, duke mos dhënë informacione më të hollësishme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400