Geta foto provokative nga plazhi

01:28 / E diell, 14 Janar 2018

 

Getta Beqa muajt e fundit është një ndër femrat më të përfolura shqiptare. Bukuroshja gjakovare ka arritur që në shumë gara ndërkombëtare të korr suksese ndërsa është shpallur edhe kampione e botës në sportin e Bodybuildingut.

Me një trup muskuloz, por shumë femërore dhe seksi, bukuroshja ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë shqiptare.

Nëna e tre fëmijëve është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video prej punës së përditshme si trajnere e fitnesit.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi provokeuse në llogarinë personale në Instagram teksa mundohet të zbuloj barkun në plazh.

Kujtojmë se sportistja vite më parë ka qenë edhe aktore, ku e kemi parë në projektet filmike me karakter humoristik të aktorit, Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili.

Ndryshe, Beqën mund ta shohim edhe në disa gara të tjera ndërkombëtare gjatë vitit 2018.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400