Getinjo sot feston ditëlindjen dhe Mozzik i bën urimin më të ëmbël

09:13 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Getinjo sot feston ditëlindjen.

Reperi i famshëm shqiptar ka mbushur 28 vite jetë dhe në këtë ditë të rëndësishme për të ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq e fansa, shkruan lajmi.net

Por urimi më i ëmbël sigurisht se ishte ai i vëllait të tij, Mozzik, i cili ka zgjedhur fjalë zemre për ta uruar mikun e tij më të ngushtë me rastin e ditës së lindjes.

”Urime datëlindja vllau jem @getinjo të priftë e mbara për shumë vite tjera ,me suksese e shëndet së bashku”, ka shkruar ai dhe ka zgjedhur që urimit t’ia bashkangjes një foto të rallë të tyre bashkë.

Dy vëllezërit Aliu edhe në karrierën muzikore ishin gjithmonë pranë njëri-tjetrit prandaj përveç vëllezër, konsiderohen të jenë edhe miq shumë të mirë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400