Getinjo zbuloi domethënien e tatuazhit në formë loti

08:20 / E hëne, 18 Qershor 2018
Reperit Getinjo i pëlqejnë shumë tatuazhet.

Getoar Aliu i njohur si Getinjo në një intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21, zbuloi disa detaje interesante për jetën e tij private.

28-vjeçari i cili njihet se ka shumë tatuazhe në trupin dhe fytyrën e tij, tregoi për domethënien e tatuazhit në formë lotit afër syrit të tij. Ai tha se ka pasur shumë reagime nga të tjerët lidhur më këtë tatuazh, duke e sqaruar se çfarë do të thotë “loti i thatë”. Loti i mbushur me të zezë do të thotë se ai person e ka vrarë dikë dhe e ka vuajtur dënimin për atë vepër. Ndërsa tatuazhi të cilin e ka bërë Getinjo e ka kuptimin se ai person e ka humbur dikë shumë të dashur për të.

“Unë e kam humb shokun e ngushtë edhe ky tatuazh shkon 100% për to … edhe kjo i bjen që unë ka me kajtë tonë jetën pëtr to”, tha Getinjo duke i porositur të tjerët të mos paragjykojnë. Reperi i njohur gjatë kësaj interviste foli edhe për dashurinë, duke treguar se ka rënë në dashuri shumë herë dhe zbuloi se tani është në një lidhje “si krejt dynjaja”. Kujtojmë se Getinjo dy javë më parë ka publikuar bashkëpunimin me Çartanin të titulluar “Ma shum”, projekt ky i cili deri më tani ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në “Youtube”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400