Gigi Hadid dhe Zayn Malik i japin fund lidhjes 2-vjeçare

09:42 / E mërkure, 14 Mars 2018

Këngëtari Zayn Malik dhe e dashura e tij, supermodelja Gigi Hadid, raportohet se kanë ndarë rrugët pas më shumë se dy vjet lidhje.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, çifti që ishte afër fejesës – vendimin për ndarje e kanë marrë shkaku i orarit të ngjeshur që i bënte presion lidhjes së tyre.

“Ata nuk janë më çift, por mbeten të afërm dhe përkrahës të njëri-tjetrit. Realiteti është se janë ndarë, pas shumë kohe së bashku”, ka thënë një burim për këtë gazetë.

“Orari i ngjeshur do t’i bënte presion çdo lloj lidhje”, ka thënë ky burim.

Zayn ishte në lidhje me supermodelen që prej vitit 2016.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400