“IDGAF” i Duas për 48 orë arrin mbi 10 milionë shikime, 760 pëlqime dhe 38 mijë komente (Video)

13:12 / E diell, 14 Janar 2018

 

Dua Lipa po vazhdon me suksese në karrierën muzikore.

Vetëm 48 orë i kanë mjaftuar që kënga e re e këngëtares shqiptare që të arrin edhe një sukses.

“IDGAF” po pëlqehet shumë nga adhuruesit e muzikës, duke e mbajtur në top këngët më të kërkuar në YouTube.

Në fakt, në këtë ueb-faqe videoja e këngës së Duas është shikuar mbi dhjetë milionë herë.

Gjithashtu kënga ka marrë mbi 760 pëlqime dhe 38 mijë komente, ku shumica prej tyre janë pozitive.

Theksojmë se bukuroshja është nominuar së fundi në pesë kategori të ndryhem në “Brit Awards 2018”, e cila gjë ka bërë bujë të madhe duke arritur një rekord personal.

Kujtojmë se 22-vjeçarja tashmë ka marrë një numër të madh të shpërblimeve ndërkombëtare ndërsa hiti i saj “New Rules” ka arritur shifrat prej 896 shikimesh.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, ku do të sjell edhe albumin e dytë pas atij debutues, i cili u cilësua më i miri në vitin 2017. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400