Ish-burri i Monica Belluccit, martohet me modelen 30 vjet më të re (Foto)

14:46 / E shtunë, 25 Gusht 2018

Aktori francez Vincent Cassel, 51 vjeç, kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me modelen 21-vjeçare, Tina Kunakey, në një ceremoni të ulët.

Çifti, i cili filloi takimin në vitin 2016, dukeshin të lumtur ndërsa ndanë një puthje pasionante pas kurorëzimit në sallën më të madhe të qytetit Bidart, në jug-perëndim të Francës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Nusja dukej e mrekullueshme në fustanin e bardhë dhe flokët e lëshuara, të cilat i dhanë asaj pamjen e një princeshe.

Tina nuk mundi ta mbante buzëqeshjen nga fytyra e saj kur ajo u largua nga bashkia, duke mbajtur një buqetë të thjeshtë me lule të bardha në një anë dhe dorën e Casselit në anën tjetër.

Aktori i filmit “Swan Black”, i cili ka dy vajza me ish-gruan Monica Belluci, dukej gjithashtu mjaft elegant në një kostum ngjyrë krem.

Ai mbante një palë syze dielli me vete, duke marrë një pamje edhe më klasike.

Çifti kanë një diferencë 30-vjeçare, por kjo nuk i pengon aspak dyshen, ndonëse ishin mjaft të paragjykuar në fillim.

Vincent Cassel ka dy fëmijë nga martesa e parë me Monica Belluccin: Deva, 13 vjeçe dhe Léonie, tetë.

Ata ishin divorcuar në vitin 2013 pas 14 vjet martese. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400