Ja ku u takua Artjola Toska me burrin e saj herën e parë! (Foto)

22:57 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Këngëtarja e dashur nga Tirana, Artjola Toska sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku gjatë këtij emisioni dhe pyetjeve që iu bënë asaj, kuptuam më shumë për jetën e Artjolës.
Në njërën nga pyetjet që iu bë këngëtares Toska, se ku është takuar me bashkëshortin e saj herën e parë, ajo tregoi se në Prizren është takuar me Adin.

Ajo shtoi se në një ndej private ishin takuar para 15 vitesh në qytetin e lartë cekur, dhe nga ai moment kanë vazhduar takimet e tyre ku më pastaj edhe e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.
Ndër të tjera ajo tha se Prizrenin e vizitojnë shpesh me burrin e saj Adin.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400