Ja si po duket sot Drita e “Familjes Moderne”

22:33 / E shtunë, 13 Janar 2018

Aktorja Myrvete Kurtishi, është një nga figurat qendrore të Teatrit të Gjakovës, ku përherë është e angazhuar në shfaqjet kryesore që vihen në skenë.

Myrvete Kurtishi po ashtu ka pasur disa role të suksesshme edhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe në karrierën e saj nuk kanë munguar as rolet në kinematografi dhe seri televizive.

Gjerësisht ajo u bë e njohur nga “Familja Moderne”, seriali më i popullarizuar në Kosovë në periudhën e pasluftës, ku roli i saj u pëlqye shumë. Ajo e luante mrekullueshëm nënën e merakosur dhe të dedikuar jashtë mase, shkruan “Kosovarja”.Është interesant se si aktorja nuk ka ndryshuar fare që nga koha e serialit. Ajo mbetet ende e njëjtë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400