A janë ndarë Seldi me Mimozën? Ja detajet

14:52 / E shtunë, 25 Gusht 2018

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në tetor të vitit të kaluar.

Ata sollën bashkë edhe disa duete, të cilat janë mirëpritur mirë nga publiku.

Në shumicën e koncerteve verore, dyshja ishin bashkë, duke performuar para mijëra fansave shqiptarë.

Dyshja kanë qenë shumë aktivë dhe të ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh kanë ndarë me ta fotografi nga udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Por, diçka ka ndodhur dhe këto fotografi nuk gjenden më në rrjetin social Instagram.

Papritur dyshja kanë vendosur t’i largojnë të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram, pa treguar arsyen pse.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Shumë prej fansave kanë ngelur të habitur duke aluduar dhe shpresuar se mes çiftit nuk ka ndodhur ndonjë hatër mbetje apo ftohje raportesh.

Gjithsesi asnjë reagim nuk ka pasur ende nga të dy, ndaj mbetet për t’u parë se si do të vijojnë gjërat mes tyre. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400