A jeni gati për bombën e radhës në estradë? Quhet Ermelinda!

01:52 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Mund të përkufizohet edhe vetëm me një fjalë: e mrekullueshme, por për të mund të flitet edhe gjerë e gjatë.

Është Ermelinda Gjergji, bomba e re e muzikës shqiptare, këngëtarja që është gati për ti lënë prapa shumë nga ato që konsiderohen simbole të bukurisë, stilit, elegance, etj. Po, kush është Ermelinda? Ajo ka 26 vjeç, është nga Vitia, por jeton dhe punon në Zvicër.

“Me muzikë kam filluar të merem qysh e vogël, kam kryer shumë kurse të muzikës në Itali. Kënga ime e parë që kam realizuar ka qenë “Buzën reme” , e cila ka rezultuar të jetë e klikuar dhe e pëlqyer mjaft nga masa. Dhe, një këngë tjetër që kam realizuar me klip e titulluar “Rollin”. Gjithashtu dhe dy tjera vetë me tekst.
Aktualisht, jam duke punuar fortë për dy projekte, të cilat pretendoj t’i lansoj përgjatë muajit dhjetor, dhe në 2018-ën , do të bëj një bashkëpunim të fortë, që po e lë surprizë”, thotë ylli i ardhshëm i botës së muzikës.

Fotot e saj flasin më shumë se një mijë fjalë, andaj shikoni me kujdes.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400