Kampionati ‘Rusia 2018’ hapet nga Robbie Williams

11:18 / E enjte, 14 Qershor 2018
Sot do të nis Kampionati Botëror ‘Russia 2018’ dhe kënga zyrtare është ‘Live it up’ nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi.

Nëna e këngëtares e ka konfirmuar për Klan K. pjesëmarrjen e Erës në hapjen e Botërorit ‘Russia 2018’,

Mirëpo mediat britanike thonë se është ende e paqartë nëse treshja do të përformojë në fillim të hapjes së kampionatit, apo në përfundim. Sido qoftë kënga zyrtare do të jetë pjesë e ‘Russia 2018’, ashtu siç ka ndodhë edhe kampionateve të tjera me këngët paraprake.

”Himni zyrtar i Kupës së Botës “Live It Up” është regjistruar nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi. Por është ende e paqartë nëse treshja do të jetë në Rusi për të performuar këngën e tyre, edhe pse rruga e turneut tradicionalisht këndohet në ceremoninë e hapjes ose të mbylljes” shkruan gazeta britanike ‘Standard’.

Ndryshe pjesë e hapjes së Botërorit do të jetë këngëtari Robbie Williams, i cili ndihet i priviligjuar dhe se për ta bërë këtë para një numri të madh të njerëzve dhe sidomos në Kampionat ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria.

”Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po kthehem në Rusi për një performancë të tillë, unike. Kam bërë shumë në karrierën time dhe hapja e Kupës Botës para 80,000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona në të gjithë botën është një ëndërr fëmijërie”, është shprehur Williams për mediat e huaja.

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400