Kanali i reperit Capital T në YouTube – më i klikuari në Kosovë (Foto/Video)

19:03 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Reperi i njohur Capital T mund të thuhet pa diskutim seështë një nga reperët më të angazhuar në trevat shqiptare.

Gjatë vitit 2017 ai solli shumë projekte të re, ndër to edhe albumin “Winter is here”, i cili u mirëprit si më së miri nga fansat e reperit.

Këngët e tij numërojnë shifra të mëdha klikimesh në YouTube, çka edhe ka bërë që kanali i reperit të jetë më i klikuari gjatë vitit 2017.

Sipas statistikave të SocialBakers, kanali i parë dhe më i klikuar i vitit është ai i reperit Capital T, i cili numëron 199.060.000 klikime, dhe afro 240.000 abonues.

Ai madje është i vetmi këngëtar që renditet në top 10 e kanaleve më të klikuara, pasuar më pas nga disa kanale tjera të mediave të njohura në vend.

Kanali zyrtar i reperit në YouTube menaxhohet nga “Onima”, ndërsa ai vet vazhdon të jetë mjaft i ndjekur edhe në rrjete tjera sociale.

Në Facebook, Capital T ka afro 430 mijë fansa, ndërsa në Instagram numëron rreth 505 mijë ndjekës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400