Katy Perry është dhunuar nga ky producent?

14:13 / E enjte, 14 Qershor 2018

Beteja legale në mes të Kesha dhe Lukas Gottwald i njohur më mirë si Dr. Luke është duke vazhduar.

Ai është akuzuar për dhunim seksual, abuzim emocional,  ndërsa edhe më tutje vazhdojnë të dalin lajmet për të.

Në mes dokumenteve të shumtë që janë prezantuar për këtë padi, është një sms në të cilin Kesha siguron Lady Gagën që Dr Luke ka abuzuar seksualisht me Katy Perry.

Ky mesazh është dërguar me 26 shkurt të vitit 2016, në të cilin ajo thoshte se Dr. Luke e ka dhunuar si dhe se të njëjtën gjë e ka bërë me Kathyrn Hudson ose siç njihet Katy Perry.

Sipas dokumenteve, Perry është deklaruar për këtë padi, edhe pse nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë.

Në anën tjetër, Katy kurrë nuk e ka akuzuar Dr.Luke për sjellje të dhunshme, por ka shumë vite që nuk punon më me të.

Të gjitha akuzat e Keshës kundër Dr.Luke kanë dalë kundër këngëtarës, e cila ende lufton për drejtësi, edhe përmes muzikës së saj, pasi që në albumin e saj të fundit ka përfshirë shumë këngë me betejën e saj kundër Dr.Luke.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400