Këngëtari që u tregua më guximtari në Brit Awards, madje edhe duartrokitet

22:53 / E mërkure, 21 Shkurt 2018

Në Brit Awards 2018, çmimi për grupin më të mirë, shkoi për “Gorillaz”.

Pasi morën çmimin, njëri prej anëtarëve të grupit mori fjalën dhe u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve dhe qytetarëve britanikë të mos lejojnë izolimin.

Ai kështu iu referua temës më të ndjeshme në Britani, asaj të Brexi-it.

“Ky vend është shumë i mirë. Është pjesë e vogël e botës së madhe. Por, mos lejoni që të izolohemi, mos lejoni të ndahemi nga kjo botë e madhe. Mos lejoni politikën të prishë gjithçka e të përzihet në muzikë”, ishin fjalët e këngëtarit.

Ndërkohë, prezantuesi i këtij evenimenti nuk hezitoi fare të shprehet lirshëm.

“Më duket se e pati fjalën për Brexi-in”, tha ai.

Fjala e këngëtarit të grupit “Gorillaz” u duartrokit nga të pranishmit në sallë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400