I kërkoi mesazhin që japin skenat e nxehta të klipit, Enca e lë ndjekësen me gisht në gojë

09:07 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Ditën e djeshme, Enca publikoi këngën e re ‘Rendez vous’ e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe brenda pak orëve pas publikimit theu rekorde shikueshmërie në Youtube.

Ajo u shfaq me skena të nxehta në klip, ku me këmbët e ngritura lart derdhte qumësht mbi veten, veprim që u komentua mjaft në rrjet. Në njërën prej videove të shkëputura nga kënga, të cilin Enca e kishte publikuar në profilin e saj në Instagram, një fanse e pyeste për mesazhin që këngëtarja jepte me këngën e re.

“Një pyetje shum miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo
që ta kuptoj.”

“Që t’a duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të
bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh
dhe të ndihesh happy për 3 minuta? Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova.”- ja ktheu
Enca, duke e lënë fansen me gisht në gojë me përgjigjen.xing

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400