Kështu argëtohen Era, Will Smith dhe Nicky Jam para performancës

15:20 / E diell, 15 Korrik 2018

Pas një muaji përplot entuziazëm në futboll, sot përmbyllet Kampionati Botëror “Russia 2018”.

Kombëtaret dhe futbollistët e tyre kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë garë.

Sot zhvillohet ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca, ndërsa lojës i paraprin performanca e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit.

Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa tre artistët përfmojnë në orën 16:30.

Para se të fillojë ceremonia, Era, Will dhe Nicky po argëtohen në maksimum, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjete sociale.

Will Smith po kujdesej që t’i argëtonte të gjithë me batutat e tij, ndërsa në një video shihet përkrah Erës duke thënë “Kupa e Botës 2018”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400