Kështu e ” kalli” Luftën e Nuseve dasma e Prizrenit

19:46 / E martë, 13 Mars 2018

 

Sonte në Luftën e Nuseve, reality shown që transmetohet në Tv Klan, konkuruan tre dasma, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Dasma e parë ishte e Lorenës dhe Andreas. Ata jetojnë në Venecia dhe vendosën të martoheshin vetëm pas 9 muajsh histori dashurie. Megjithëse të dy kishin pasur histori shumë të gjata dashurie më përpara (Andrea kishte dy fëmijë nga lidhja e tij ndërsa Lorena kishte djalin, Rikardon), asnjëri nuk kishte bërë dasëm. Por, kur ndjenja është shumë e fortë, mjafton fare pak kohë për të vendosur! Dasma e tyre ishte një dasëm e vogël por mjaft simpatike në një nga resortet më të bukura të Shqipërisë, Iliria Palace. Arkitektura e mahnitshme, pishina dhe ndricimi spektakolar i dhanë kësaj dasme plot sharm.

Dasma e dytë ishte e Adelinës dhe Lisjenit. Ata janë plotèsim fantastik i njëri tjetrit. Lidhja e tyre shumëvjeçare u kurorëzua në restorant Xibraku në një dasëm me një dekor elegant dhe atmosferë shumë të mirë.

Dasma e tretë ishte në Prizren, në një nga resortet më të bukura dhe madhështore të Kosovës, Royal Luxory. 450 të ftuar e shndërruan dasmën në një festë të vërtetë me elementë spektakli ku spikati edhe elementi kombëtar. Sovrani dhe Blearta jetojnë në Zvicër dhe kanë pasion vallen. Dhe pasioni i tyre i shpërbleu. Për asnjë çast ata nuk u ulën duke shkëlqyer.

Në fund, të dyja konkurentet e votuan dasmën e Bleartës si më të mirën.

Kjo është hera e dytë që në Lufta e Nuseve konkuron një dasëm nga Kosova. Interesante është që edhe herën e parë dasma nga Kosova ishte fituese!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400