Kim e bëri edhe këtë si 11 vjeçe (Foto)

23:37 / E shtunë, 12 Gusht 2017

Kim Kardashian ka filluar që të aktivizohet pak më shumë kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale

Ajo ka treguar në një postim të saj se si bashkë me Nicole Richie kishin vënë buzëkuq kur i kishin pasur vetëm 11 vjet.

Madje, Kim thotë se nga ky moment kishte filluar jeta e saj prej ylli.

Ajo ka postuar një fotografi ku ka thënë se përdorimi i buzëkuqit nga to ishte një akt rebelimi për prindërit që nuk i lënë vajzat e tyre të lira të përdorin qysh herët buzëkuq.

“Kur Nicole Richie dhe unë ishim rreth të 11, shkuam në një shitore në Malibu dhe morëm buzëkuq. E përdorëm atë për të treguar revoltën tonë”, ka rikujtuar Kim në ueb-faqen e saj.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400