Kompozitori shqiptar akuzon Elsa Lilën: Më ke vjedhur këngën!

20:07 / E martë, 17 Prill 2018

 

Përmes një statusi në rrjete sociale kompozitori i njohur Gent Lako ka akuzuar për vjedhje të këngës “Buzët më ishin tharë”, këngëtaren Elsa Lila.

Sipas Lakos kënga e kompozuar prej tij dhe e kënduar nga këngëtarja Eranda Libohova është vjedhur nga Lila dhe është risjellë prej saj përpara 4 vitesh, por mesa duket ai e ka vënë re ditën e sotme.

“Miqtë e mi pas, ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën edhe këtë këngë. Turp që e merr pa leje. S’po na lënë të vdesim rehat!”,-përfundon Genti në rrjete sociale.

screenshot_2

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400