Krenar Krasniqi godet me këngën “Gabimin falma”

14:19 / E diell, 15 Korrik 2018

Me verën e cila tashmë ka nisur, këngëtarë të shumtë janë mobilizuar për përgatitjen e projekteve të reja.

E një i tillë nuk kishte se si të mungonte as nga këngëtari i njohur Krenar Krasniqi.

Ai sapo ka publikuar këngën “Gabimin falma”, të cilën e solli edhe me videoklip.

Për muzikën e kësaj balade është përkujdesur Wirusi, për tekstin Toni, e ndërkaq për videoklipin Asha.

Qe nga minutat e parë të publikimit të kësaj kënge, ajo po pëlqehet e po shpërndahet mjaftë shumë.

Këngëtari, numëron edhe shumë hite të tjera, siç janë “Datë e veçantë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lorin.

Ndryshe, Krenari, është njeri ndër këngëtarët, i cili po kërkohet mjaftë shumë nëpër dasma e ahengje familjare.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400