Kryeministri i Rusisë e pret me lule këngëtaren shqiptare

08:46 / E martë, 17 Prill 2018
Këto ditë, në mediet rozë ka qarkulluar lajmi se një këngëtare shqiptare do të performojë në “Pallatin e Kremlinit” në Moskë.
Elhaida Danin, e cila kishte njoftuar se ëndrra e saj po bëhet realitet me mundësinë që i është dhënë për të performuar në një nga skenat më gjigante në botë.

“Ëndrrat bëhen realitet !
Duke përformuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rendësishme botërore !
Kremlin Palace !
Pallati i Kongreseve, Moskë ! “, kishte shkruar ajo në njoftimin që bëri përmes rrjeteve sociale, duke sjellë edhe pamje nga atje.

Elhaida përmes një fotografie ka treguar se pranoi lule nga kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, meqë rast këngëtarja u ndje shumë e nderuar.

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka bërë të ditur se Elhaida në Rusi është në rolin e aktores me rolin kryesor të Esmeraldës për shfaqjen “Katedralja e Parisit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400