Kur Mihrije Braha mundohet të pozoj si çikë e re

08:21 / E mërkure, 14 Mars 2018

Mihrije Braha padyshim është një nga këngëtaret që gjithmonë merr shumë komente rreth postimeve që ajo bën.

Shpeshherë jemi mësuar ta shohim teksa ekspozohet më shumë se që duhet.

Fotografitë e saj jo rrallë herë provokuese kanë bërë që ajo edhe të merr komente jo dhe aq të mira, ku kritikat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.

Por, edhe pse vitet kalojnë ajo gjithmonë tenton të duket sa më e re, duke u kujdesur për veten. E tillë është dhe paraqitja e fundit e saj në Instagram, ku Mihrija është munduar të pozojë si një çikë e re.

Duke qenë se ka vite e vite që është pjesë e estradës së bashku me bashkëshortin Naimin, edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me koncerte.

Përveç Mihrijes dhe Naimit, tanimë edhe Platori, djali i tyre i është futur botës së muzikës, ku dhe ka pak kohë që ka lansuar projektin e parë me titull “Riprezentim”, një rrymë krejtësisht ndryshe nga ajo e prindërve të tij.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400