Ky është premtimi i Labinot Tahirit për liberalizimin e vizave

17:23 / E shtunë, 10 Nëntor 2018

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram ka dhënë një premtim për qytetarët.

Labi është zotuar se nuk do të udhëtoj më jashtë Kosovës deri sa të bëhet liberalizimi i vizave, shkruan Indeksonline.

Kjo sakrificë sipas tij vjen si pasojë e trajtimit të qytetarëve të Kosovës në mënyrë të barabartë me popujt tjerë nga ana e Evropës.

Ky është statusi i plotë i tij:

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizimin të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikurse popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës së lëvizjes , ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju vlen më shumë se sa vetja ime dhe e të gjithëve që jem në parlament. I falenderoj krejt gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke e lulzuar rininë dhe atdheun tonë”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400