Leonita ia publikon foton e veçantë vëllëzërve Xhaka: Pa fjalë, nuk mund t’i ndalë askush

11:10 / E shtunë, 23 Qershor 2018
Mbrëmë u zhvillua një lojë mjaft e rëndësishme ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Emocionet ishin mjaft të mëdha e posaqërisht kur shënuan golë dy nga lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi net.

Përpos reagimeve të shumta, bashkëshortja e Granitit, Leonita gjatë gjithë kohës e ka përkrahur partnerin e saj teksa bënte tifo pa ndalë.

E sot, me imazhin që ka publikuar në Instagram, tregon se vëllëzërit Xhaka nuk mund t’i ndalë askush duke publikuar edhe Taulantin gjatë një ndeshje futbolli në momentin kur përleshet me palën kundërshtare.

“Pa fjalë”, ka shkruar ajo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400