Lidhjet e gjata të dashurisë, të VIP’ve shqiptarë që nuk patën një fund të lumtur

00:06 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Shumica prej nesh besojmë se kur fillojmë një marrëdhënie me dikë mendojmë që të krijojmë një lidhje serioze dhe të gjatë. Por jeta është me surpriza dhe asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Personi që ne dëshëm dje, mund të mos jetë sot në jetën tonë, dhe një gjë të tillë duhet ta pranojmë.

Në botën e showbiz-it është ndoshta pak më e vështirë, pasi një lidhje që një personazh i njohur ka përflitet edhe pas ndarjes. Gjithsesi, ka disa histori dashurie të cilat ne dhe ju besoj nuk i kemi harruar edhe pse ata nuk janë më bashkë. Secili ka parë jetën e tyre, por cilat janë këto histori të gjata dashurie që nuk e patën një fund të lumtur?

Genta Ismaili dhe ish i fejuari i saj Miloti

Kur menduam se gjërat do të të bëheshin më serioze mes Genta Ismajlit dhe të fejuarit të saj, çifti deklaroi se ishin ndarë. Ata jetuan një lidhje të gjatë dashurie prej 6 vitesh. Madje çifti edhe bashkëjetuan së bashku. Lidhja e tyre nuk u finalizua në një martesë, por mori fund në vitin 2009.

Tuna dhe Cozman

Një lidhje 3-vjeçare, por që nuk pati një fund të lumtur. Tuna dhe Cozman ishin një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Përveç se një çift i bukur, atë bënë dhe bashkëpunimin e famshëm “Fenix”, që ju solli mjaft sukses. Gjithsesi lidhja e tyre përfundoi dhe tashmë Tuna është martuar me Patris Berishën dhe ka një djalë me emrin Tian.

Ledri Vula dhe Dafina

Të dy të suksesshëm, të dy mjaft të bukur, Ledri Vula dhe Dafina Zeqirin ishin çifti perfekt i showbiz-it shqiptar. Ata qëndruan bashkë për një kohë të gjatë, por nuk mundën dot ta shpëtonin lidhjen e tyre, dhe të kënaqnin fansat e tyre duke qëndruar bashkë.

Stine dhe Roza Lati

Një lidhje 3-vjeçare që përfundoi, por ata mbetën miq të mirë. Kjo është historia e Roza Latit dhe Stines. Ata jetuan një histori të bukur dashurie, por që si çdo gjë e bukur dhe historia e tyre mori fund. Ata kanë mbetur miq të mirë pasi kanë qenë të dy konkurrentë në Dance With Me, por jo vetëm.

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj

Një lidhje e gjatë prej 6 vitesh nuk e pati një fund të lumtur. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013. Dyshja e njohur nuk janë më bashkë, por të dy duken të lumtur në lidhjet respektive.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400