Lumnije Thaçi, Violeta Veseli e Rita Augestad-Knudsen, gratë e politikanëve që qëndrojnë larg vëmendjes (Video)

13:25 / E diell, 11 Nëntor 2018

Krerët e shtetit janë ata që i hasim çdo ditë në media, kryesisht lidhur me ngjarjet e ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike në vend.

Mirëpo shpesh herë, jo më pak vëmendje rrëmben edhe jeta e tyre private, e cila nuk lë pa u komentuar.
Përderisa në botë kemi shembullin e Donald dhe Melania Trumpit, që së bashku rrëmbejnë vëmendje mediatike, një gjë e tillë në Kosovë mungon.

Kjo pasi në fokus vihen gjithnjë burrat politikanë, dhe anash mbeten gratë e tyre, të cilat i kanë të rralla daljet në media.

Shembuj të tillë janë zonja e parë, Lumnije Thaçi (bashkëshortja e Hashim Thaçit), Violeta Veseli (bashkëshortja e Kadri Veselit), dhe Rita K. Augestad-Knudsen (bashkëshortja e Albin Kurtit).

Që të treja këto femra thuhet se janë të zonjat në profesionin e tyre, megjithatë asnjëherë nuk kanë preferuar që të bëhen pjesë e intervistave dhe të shpalosin detaje nga jeta dhe karriera e tyre, për të treguar se si arritën aty ku janë sot.

Emisioni “Prive” ka sjell së fundmi një kronikë dedikuar grave të politikanëve të famshëm në Kosovë, të cilat qëndrojnë kryesisht në hije.

Gazetarët Kushtrim Sadiku dhe Nita Brisku, kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me faktin se pse janë kaq “të përjashtuara” nga vëmendje mediatike këto gra. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400