Miss-i shqiptar, përpara një oferte ‘të majme’: Nudo për Dolce & Gabbana?

10:07 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Jeta mes Shkupit dhe Tiranës nuk e ka lënë Nicol Spahon pa vëmendjen e kësaj të fundit, përkundrazi. Përfaqësimi në Miss Europe dhe renditja në 10 vajzat më të bukura në këtë kompeticion i dha asaj vëmendjen maksimale duke i siguruar edhe shumë oferta nga kompani të njohura modelingu, kontrata e shumë sete fotografish artistike.

E ftuar në “Padite në Top Channel”, Nicol, duke ndarë një pjesë të eksperiencave të saj në kompeticionet e bukurisë, tha se në këto të fundit, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë xhelozia e vajzave për të, por edhe për vendin që ajo përfaqësonte.

Gjithsesi, Nicol është e lumtur me arritjet e veta, madje këtë e tregojnë edhe ofertat dhe projektet për të cilat po punon dhe do t’i vërë në jetë shumë shpejt.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400