Modelja shqiptare rikthehet në kohë, publikon çaste të lumtura nga dasma

20:27 / E enjte, 12 Korrik 2018

Emina Çunmulaj ka dashuri të madhe për vendin e saj, Shqipërinë.

Edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo asnjëherë nuk harron që në postimet e saj të kujtojë vendlindjen, shkruan lajmi net.

Në vitin 2015, modelja shqiptare i dha fund beqarisë duke u martuar me biznismenin izraelit, Sam Nazarian me të cilin tashmë ka dy vajza.

E në një nga fotot që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, Çunmulaj kthehet prapa në kohë gjersa kujton kohën kur është martuar.

“Nuk mundem të besoj sa shpejt po shkon koha.. kjo jam unë dhe burri im duke kërcyer me muzikë shqiptare para martesës”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400