Mozzik mendon se është artist i hiteve

15:46 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Javë më parë konfirmoi se nuk do të mbajë asnjë koncert gjatë këtij viti në trojet shqiptare.

Mozzik nuk ka zbuluar arsyen e vendimit të tillë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të sjell këngë të reja për tregun muzikor shqiptar.

Reperi ka lënë një mesazh në rrjetet sociale teksa ka ironizuar rreth këngëve që ka sjell ndër vite.

“Hyra në studio dhe u thash producentëve se kësaj radhe po e dua një këngë për qejfi. Badihava, pa e rrok hitin, sun po dal me prej studios”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se artisti që në realitet quhet Gramoz Aliu ka performuar në skenën e festivalit të njohur evropian, Openair Frauenfeld, që mbahet çdo vit në Zvicër.

Mozzik në skenë e ka interpretuar hitin e tij në bashkëpunim me Veysel, “Ti amo”, i cili deri më tani është shikuar mbi 34 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, ferizajasi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400