“Namek” vjen nga Shaolin Gang, klipi u realizua në Dubai

14:46 / E premte, 10 Gusht 2018

Dyshja Blunt dhe Real kanë qenë shumë të komentuar gjatë muajve të fundit.

Kjo për shkak të disa videove ‘thumbuese’ që realizonin në rrjete sociale dhe deklaratave që përcjellnin përmes tyre, shkruan lajmi.net.

Ata janë shumë aktiv me këngë të reja, tashmë sapo u publikua projekti më i ri i tyre me titull “Namek”.

Kjo këngë vjen e shoqëruar me videoklip të realizuar në Dubai, për tekstin e saj janë përkujdesur vetë reperët, kurse mix/masterin e ka bërë Florent Boshnjaku.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni “Namek” nga Shaolin Gang.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400