Ndodh e papritura, “mbulohet” Leonora Jakupi!

22:35 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi, vazhdon të mbetet model i dihur për shumë kolege të saja e madje edhe vajza të reja jashtë profesionit të saj.

Kjo për faktin se përveç aftësive vokale të cilat i ka dëshmuar ndër vite, shfaqet tejet modeste dhe e thjeshtë në veshje, asnjëherë ekstravagante apo shveshje të ekzagjeruar.

Ani pse linjat e saja të jashtëzakonshme, me raste meritojnë të zbulohen, por si duket Leonora do t’i qëndrojë besnike përzgjedhjes së saj për të qenë e thjeshtë gjithmonë. Ndonjëherë nga tendenca për të qenë krejtësisht me veshje të përditshme, edhe e tepron nga të mbuluarit e vijave trupore.

Njësoj ka vepruar edhe këtë herë, gjë që e dëshmon më së miri ky imazh që ajo publikoi në Instastory.

Gjithsesi, kombinimet që Leonora bën, janë gjithmonë në përputhje me stilin e saj. Por, shtrohet pyetja mos vallë ndonjëherë do t’i mbushet mendja për t’u mbuluar e tëra?!!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400