Në dasmën Princit Harry të ftuara edhe dy ish të dashurat e tij

15:35 / E shtunë, 19 Maj 2018

Sot po mbahet dasma e vitit në familjen mbretërore të Britanisë.

 Princi Harry ka kurorëzuar dashurinë me dukeshën, Meghan Markle në një ceremoni madhështore me të ftuar shumë fytyrave publike, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek të ftuarit, pjesë e kësaj dasme që ditën e sotme ka bërë bujë në gjithë botën, ishin edhe Oprah Winfrey, Victoria dhe David Beckham,  Serena Williams, Amal dhe George Clooney, Elton John, e shumë të tjerë.

Por, një fakt që ka habitur të gjithë është pjesëmarrja e dy ish të dashurave të Princit Harry në këtë ceremoni.

Bëhet fjalë për Chelsy Davy me të cilën Princi ishte në lidhje prej 2004 deri më 2014 dhe  Cressida Bonas e cila ishte në lidhje me të në periudhën 2012-2014.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400