Më në fund flet Big Mama, tregon pse i dha fund lidhjes serioze

23:06 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Një nga këngëtaret më të përfolura të vitit që lamë pas ishte edhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Big Mama! Jo vetëm për shkak të operacionit që bëri, duke zvogëluar lukthin që e ndryshoi tërësisht atë, por edhe për ndarjen nga i dashuri i saj.

Big-u në një intervistë për Prive ka treguar çdo gjë për lidhjen, por edhe ndarjen e saj. Ajo ndër të tjera ka thënë se ka qenë lidhje serioze e që ka zgjatur gati 1 vjet, por që gjërat nuk kanë shkruar siç ata kanë menduar. Prandaj sipas këngëtares kanë vendosur që të dyja palët t’i jepin fund.Ndryshe ajo foli edhe për baladën e saj të fundit në bashkëpunim me Manin “Zemra e Ndalume”, për të cilën tha se nuk i dedikohet ish të dashurit të saj, por se kjo këngë ishte bërë shumë më herët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400